Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti dërgon telegram ngushëllimi familjes Delija

Kor 24, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

Vdekja e saj u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.

Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM