Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kompletohet bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji

Gus 3, 2021

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, për kryesues të Bordit  Ymer Fejzullahu dhe për anëtarë Gani Buçaj dhe  Lutfie Dervishi.

Me këtë zgjedhje, është funksionalizuar Bordi i ZRRE-së, i cili përbëhet nga gjithsej 5 anëtarë.  Bordi gjatë shtatë muajve të fundit, me vetëm dy anëtarë (Izet Rushiti, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e kryesuesit dhe Selman Hoti) në mungesë të kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, ka qenë jofunksional. Përderisa pozita e Kryesuesit është plotësuar pas më shumë se pesë vitesh mungese.

Me kompletimin e Bordit prej pesë anëtarësh, Rregullatori është i gatshëm të vazhdojë të ushtrojë rolin e tij të pavarur rregullues, duke u përballur me sfidat e shumta, me qëllim që të krijohet një treg i qëndrueshëm i bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së lirë., thuhet në komunikatën për media e ZRRE-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM