Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bordi i Drejtorëve emëron Suzana Dautaj Surdulli zëvendës kryesuese e Bordit të AKP-së

Gus 20, 2021

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen e re, mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me rrjedhën e punës, procedurat dhe gjendjen aktuale të  AKP-së.

Megjithëse ky takim ishte më shumë i karakterit informues, Bordi mori disa vendime të rëndësishme për çështje të brendshme të AKP-së.

Në këtë mbledhje Bordi diskutoi mbi themelimin e Komitetit të Auditimit; mbi themelimin e Komisionit për vlerësim të performancës së menaxhmentit të AKP-së, si dhe mbi mbarëvajtjen e proceseve në përgjithësi.

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, në këtë takim, votoi unanimisht që Suzana Dautaj Surdulli të emërohet zëvendës kryesuese e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, thuhet në komunikatën për media e AKP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM