Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.