Build Skills with our trainings

Sign up now!

Miratohet vendimi për aplikim në kuadër të rundit 26-të të asistencës teknike të WBIF

Gus 20, 2021

Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e pestë e Komisionit për Planifikim Strategjik. Në këtë mbledhje është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për aplikim në kuadër të rundit 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se përgjegjësia e Komisionit për Planifikim Strategjik është drejtimi i procesit të Kornizës Kombëtare të Planifikimit dhe Menaxhimit Strategjik në Kosovë, ku mes tjerash ka përgjegjësi edhe shqyrtimin e prioriteteve për investime publike, listën e prioriteteve infrastrukturore dhe aplikacioneve për projekte.

“Propozimi i sotëm për shqyrtim dhe miratim nga ana jonë, është projekti ‘Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat’. Ky projekt propozim nuk është në Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore, mirëpo në bazë të diskutimeve të Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, konsiderohet i arsyeshëm për aplikim për financim në kuadër të rundit të 26-të për asistencë teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Zyra e Kryeministrit obligohet për të koordinuar procesin e finalizimit dhe dorëzimit të aplikacionit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me kriteret dhe metodologjinë e përcaktuar në kuadër të thirrjes për aplikime në rundin 26-të të asistencës teknike dhe rundin 6-të të granteve investuese të WBIF, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Si kryesues i Komisionit për Planifikim Strategjik, e kam ftuar mbledhjen e pestë për shqyrtimin dhe miratimin e propozimit të Ministrisë së Ekonomisë, për aplikim në rundin 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Komisioni për Planifikim Strategjik është trup qeveritar që udhëhiqet nga Kryeministri, me anëtarë të përhershëm, Zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Financave dhe Drejtorin e Zyrës për Planifikim Strategjik, si anëtarë pa të drejtë vote.

Përgjegjësia e Komisionit për Planifikim Strategjik është drejtimi i procesit të Kornizës Kombëtare të Planifikimit dhe Menaxhimit Strategjik në Kosovë, ku mes tjerash ka përgjegjësi edhe shqyrtimin e prioriteteve për investime publike, listën e prioriteteve infrastrukturore dhe aplikacioneve për projekte, si kjo pikë që do ta diskutojmë sot.

Propozimi i sotëm për shqyrtim dhe miratim nga ana jonë, është projekti “Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat”. Ky projekt propozim nuk është në Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore, mirëpo në bazë të diskutimeve të Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, konsiderohet i arsyeshëm për aplikim për financim në kuadër të rundit të 26-të për asistencë teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM