Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Bibovic: Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Sht 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Bibovic.

Kryeministri e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

 U bisedua për situatën me pandeminë në të dy vendet dhe përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për të menaxhuar sa më mirë gjendjen e rënduar gjatë muajit gusht me variantin Delta.

 Kryeministri foli për projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afronin qytetarët e të dy vendeve dhe do të ndihmonin ekonominë.

 Ai ofroi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi në iniciativat rajonale, duke e falënderuar Malin e Zi për përkrahjen dhe mbështetjen për integrimet euro atlantike dhe evropiane.

 Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim të rajonit.

 Ambasadori Bibovic e përgëzoi kryeministrin për programin qeveritar, duke i uruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.

 Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe angazhimin për thellimin e tyre, si dhe ofroi përkrahjen e Malit të Zi në forumet ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM