Build Skills with our trainings

Sign up now!

UNICEF – UP nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve gjatë pandemisë

Sht 9, 2021

UNICEF dhe Universiteti i Prishtinës në partneritet me Bashkimin Evropian nënshkruan një marrëveshje të re: “Përmirësimi i qasjes në shërbimet e shëndetit mendor dhe psiko-social për fëmijët”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Të pranishëm në ceremoninë e lansimit sot ishin ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës së UNICEF -it në Kosovë, Larissa Bruun, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Naser Sahiti dhe Dario Di Benedetto, Udhëheqës i Ekipit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë i Departamentit të Zhvillimit Social – Bashkëpunimit.

Në ceremoninë e lansimit sot, ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës së UNICEF -it në Kosovë, Larissa Bruun, tha: “Ky partneritet na mundëson që t’i adresojmë drejtpërdrejt disa nga sfidat e shkaktuara nga situata e pandemisë përmes rritjes së reagimit të sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Arsimimit dhe duke siguruar që shërbimet të jenë më të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe t’i plotësojnë nevojat e fëmijëve më të cenueshëm dhe prindërve të tyre. Partneriteti do të gjenerojë njohuri mbi ndikimin e situatës së pandemisë tek fëmijët dhe familjet dhe do të mundësojë ofrimin e shërbimeve me fokus në barazi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Naser Sahiti vlerëson lartë kontributin e UNICEF-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në këtë drejtim.

Ai më tej deklaroi se: “Universiteti i Prishtinës do të tregojë lidership dhe pronësi si pjesë e këtij partneriteti që synon të arrijë rezultate të përbashkëta në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve dhe familjeve të tyre të prekura nga situata me pandeminë dhe pas pandemisë”.

Ndërsa, Dario Di Benedeto, udhëheqës i ekipit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për Departamentin e Zhvillimit Social – Bashkëpunimit tha se projekti që po e fillojmë sot, është pjesë e një nisme rajonale të financuar nga BE, dhe është si mbështetje për përpjekjet e BE -së për t’i mbrojtur grupet më të cenueshme në Kosovë si reagim ndaj ndikimeve të Covid-19.

BE-ja e mirëpret këtë bashkëpunim që e kombinon ekspertizën e dy partnerëve të rëndësishëm të BE-së, UNICEF-it dhe Universitetit të Prishtinës, me synim mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve gjatë pandemisë dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të UNICEF Kosova.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM