Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca -Yeop Son: Vazhdim i mbështetjes së mëtutjeshme të UNDCO për institucionet e vendit

Sht 14, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO), Gwi Yeop Son, së bashku me koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, zyrtaren e lartë për koordinim rajonal, Mona Folkesson dhe drejtorin e Zyrës së koordinatores (DCO), Lorik Pustina.

Me këtë rast, kryekuvendari Konjufca e vlerësoi bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, veçmas përkrahjen me pajisje të domosdoshme për menaxhimin dhe përballimin e pandemisë.

Ndërsa, Gwi Yeop Son konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtutjeshme të UNDCO-së për institucionet e vendit tonë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM