Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ngushëlloi familjen e diplomatit dhe ish- myftiut, Rexhep Boja

Sht 14, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen Boja, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, profesorit dhe ish-kryetarit (myftiut) të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Rexhep Boja.

 

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Rexhep Bojës, myftiut shumëvjeçar të BIK-ut.

 

Ndarja nga jeta e z. Boja është humbje e madhe për familjen, miqtë, besimtarët islamë dhe mbarë popullin e Kosovës.

 

Ne do ta kujtojmë përherë z. Boja si njeri të urtë, i cili, duke qenë në krye të Bashkësisë Islame në vitet më të vështira nëpër të cilat po kalonte Kosova, gjatë viteve ’90, ndikoi që solidariteti, besimi dhe paqja ndërmjet qytetarëve të Kosovës të kultivoheshin e të thelloheshin më tej.

 

Po kështu, ai la gjurmë edhe në përfaqësimin e  Republikës së Kosovës, duke shërbyer, përveç tjerash, edhe si ambasador fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite. La një kontribut të çmuar edhe në sferën akademike.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për dr. Rexhep Bojën”, ka thënë presidententja Osmani, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM