Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trendafilova- Sallahu: Kushtet e paraburgimit duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare

Sht 21, 2021

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren, Fidelma Donlon, mirëpritën sot zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DhSK-së për një vizitë.
Ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DhSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim. Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare.
Delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit. Kjo vizitë vjen pas një takimi që kryetarja dhe administratorja e DhSK-së patën me ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021, thuhet në komunikatën për  media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM