Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat.
Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se janë 2.158 lehona përfituese të pagesave kurse 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat.
Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese.
68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme.