Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Dhuna ndaj policisë, inspektorëve dhe gazetarëve e papranueshme

Tet 13, 2021

Sipas informatave të KMDLNj-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë më 13.10.2021 nga ora 9:00 deri 10:10, ekstremistë serbë të Veriut të Mitrovicës lëshuan alarmin për grumbullim të qytetarëve për të kundërshtuar askionin e Inspektorve që kontrollonin barnatoret ku dyshohej se zhvillohej kontrabanda me barna. Inspektorët ishin  të shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët u sulmuan nga grupe të organizuara të ekstremistve të cilët mobilizojnë masat për të kundërshtuar zbatimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Për t’i frikësuar inspektorët që e kryenin punën në përputhje me autorizimet, ekstremistët serbë shtinë disa herë me armë zjarri, i vunë flakën një veture të policisë dhe u dëmtuan edhe tri automjete të policisë sikur që një tjetër veturë e rrokullisen, të shtëna me armë zjarri pati edhe në orën 10:27.

Sipas informatave të KMDLNj -së deri në momentin e raportimit dihet se ka disa policë të lënduar si dhe një qytetar serb i plagosur mne armë zjarri. Ka të arrestuar por se nuk dihet numri i tyre, po këta ekstremistë në drejtim të Policisë së Kosovës hodhen gaz lotësjellës.

KMDLNj e dënon këtë përshkallzim të dhunës që u shkaktua nga ekstremistet serbë dhe kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë , pa asnjë kompromis kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar , në përputhje me ligjin! Në bazë të filmimeve të medieve elektronike, organet e hetuesisë mund dhe duhet të ndërmarrin veprime kundër të gjithë atyre që po veprojnë në kundërshtim me ligjin në mënyrë që situata të kthehet në normalitet dhe inspektoret të veprojnë pa u penguar nga askush me qëllim të luftimit të kontrabandës, krimit të organizuar dhe ekonomisë informale.

KMDLNj e dënon edhe sulmin ndaj gazeatrëve të T7 dhe gazetarëve të tjerë duke kërkuar që t’iu sigurohet një ambient i qetë dhe kushte për kryrje të punëve të tyre; informimin e opinionit për zhvillimin  e ngjarjeve në atë pjesë të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM