Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ismaili prezanton planin e detajuar për Parkun Qëndror, 8 hektarë në qendër të Prishtinës

Tet 13, 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka prezantuar projektin për ndërtimin e Parkut Qëndror, në qendër të qytetit prej 8 hektarësh.

Ai e ka quajtur një projekt me shumë rëndësi për të dhe qytetarët e i cili do ta përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës tonë në qytet.

“Për disa javë rresht unë kam folë për Prishtinën e Gjelbër. Mirëpo këtë projekt e kam jashtëzakonisht me rëndësi, prandaj edhe jemi përkushtuar shumë që këtë projekt ta planifikojmë në mënyrën më të mirë, që ai të bëhet i mundur dhe ta ndryshojë jetën tonë për të mirë”, ka thënë Ismaili.

“Unë dua ta bëjë Prishtinën qytet të gjelbër. Projekti im më i madh e më ambicioz për Prishtinën e gjelbër është projekti për ta ndërtu Parkun Qendror të Prishtinës– mushkëritë e reja të Prishtinës.  Plani im është që deri në tetor të 2024-tës, Prishtina të ketë Parkun Qendror 8 hektarë, në qendër të Prishtinës.  Lokacioni i parkut qendror të Prishtinës do të jetë midis qytetit, përgjatë stadiumit Fadil Vokrri dhe Pallatit të Rinisë”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka thënë se do ta bëjë zhvendosjen e ndërtesave dhe parkingjeve të administratës publike. Do ti rigjeneroj hapësirat tjera publike, për transformimin e tyre në hapësira të mëdha e të gjelbërta të qytetit tonë.

“Kemi me e rujtë vetëm një ndërtesë, ish-ndërtesën e burgut dhe kemi me e kthy në muze, në përkujtim të një periudhe të dhimbshme të Prishtinës sonë. Parkingu i madh prapa Pallatit të Rinisë do të transformohet në park, me hapësira të gjelbërta, shtigje për ecje, vrapim e amfiteatër publik.

Parku Qendror do të ofrojë shtigje të reja të gjelbërta, për ti dhënë më shumë oksigjen qytetit e qytetarëve ajër të pastër e hapësirë për çlodhje gjatë ditës”, ka thënë ai.

Ismaili i ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që ta mbështesin planin e tij për Parkun Qëndror me votën e tyre këtë të diel.

“Sepse me këtë votë nuk zgjidhet veç kryetari i ardhshëm i Prishtinës, por vendoset edhe për Prishtinën e së ardhmes e cila është e gjelbër, e shëndetshme, digjitale e bëhet destinacion jo vetëm për qytetarët e saj, por të gjithë ata që vijnë dhe e shijojnë Prishtinën”, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM