Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Thirrje publike për programin e mbështetjes së OShC Safe Journalists

Tet 25, 2021

Rrjeti Safe Journalists, anëtarë të të cilit janë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë, Asociacioni i Gazetarëve të BH-së, Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi, shpall thirrje për propozime për ndihmë financiare ( grante të vogla) për organizatat e shoqërisë civile në territorin e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Granti i kërkuar duhet të jetë ndërmjet 6,850 dhe 8,200 euro.

Kohëzgjatja e projektit duhet të jetë nga 9 deri në 12 muaj.

Procesi i aplikimit përfshin dy hapa:

  1. Dorëzimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e Koncept-dokumentit të projektit (thirrje e hapur).
  2. Procesi i dorëzimit, vlerësimit dhe përzgjedhjes së projekt-propozimeve të plota (thirrje e mbyllur).

Afati i fundit për dorëzimin e koncepteve të projektit është data 12 nëntor 2021 në orën 23:59.

Për më shumë informata, klikoni linkun e mëposhtëm, thuhet në komunikatën për media e AGK-së.

http://agk-ks.org/lajmet/thirrje-publike-per-programin-e-mbeshtetjes-se-oshc-ve-safejournalists.net/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM