Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministrja Haxhiu: Mbështetja e viktimës duhet të jetë në qendrën e qëllimeve tona

Tet 25, 2021

U mbajt konferenca e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit” me ç’rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerësoi organizimet e tilla, të cilat i cilësoi si të vlefshme në funksion të sensibilizimit qytetar ndaj obligimeve që kanë institucionet ndaj tyre, përkatësisht ndaj viktimave të krimit, sikurse e vlefshme edhe për institucionet për ta rikujtuar obligimin dhe angazhimin e pakursyer që duhet ta kenë në kryerje të detyrës.

Në mënyrë që të ndihmohen viktimat e krimit, ministria e Drejtësisë ka kompletuar ndryshimet në ligjin për kompensimin e viktimave të krimit dhe se brenda kësaj jave i njëjti do të procedohet në Kuvend.

Përmes këtyre ndryshimeve është mundësuar zgjatja e afatit ligjor të periudhës së aplikimit për kompensim; janë ridefinuar llojet e dëmeve të kompensueshme; është bërë ndryshim në tavanin e lartësisë për kompensim për të gjitha llojet e kompensimeve; është zgjeruar gama e përfshirjes së kategorive të viktimave që mund të kërkojnë kompensim pa përfunduar procesi gjyqësor; është rishikuar përbërja e Komisionit duke marrë parasysh themelimin e Divizionit për mbështetjen e Komisionit” njoftoi ministrja.

Shqetësim të madh ministrja Haxhiu e konsideroi rritjen e numrit të viktimave gra e fëmijë. Në luftën kundër dhunës në familje, tashmë ekziston një objektivë strategjike, është duke u bërë hartimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për vitin 2022-2026.

“Zbatimi dhe implementimi i objektivave strategjike, kërkon angazhim ndërinstitucional dhe nder sektorial. Nuk mund të kemi asnjë sukses nëse punojmë të ndarë. Vetëm një hallkë institucionale të mos funksionojë atëherë do të dështojmë të mbrojmë qytetarët tanë. Prandaj përmes grupit ndërministror po ndërmerren veprime konkrete sidomos krijimi i lidhjes dhe funksionit institucional i cili e garanton një rrjet sigurie për mbështetjen e viktimave të krimit. Mbështetja e viktimës duhet të jetë në qendrën e qëllimeve tona” theksoi ministrja Haxhiu.

Në thirrjen për drejtësi ministrja Haxhiu, thirrjen e adresoi edhe tek policia, prokuroria dhe gjyqtarët që të kryejnë detyrat e të mbrojnë jetët e vajzave dhe grave.

Po ashtu, ministrja e Drejtësisë inkurajoi viktimat që ta kërkojnë ndihmën që është në dispozicion për ato dhe të mos e fshehin gjendjen e tyre, por në të njëjtën kohë inkurajoi qytetarët që të raportojnë çfarëdo lloj dhune dhe krimi në vend, thuhet në postimin në Facebook të ministres Haxhiu.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM