Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Fondi i Ekselencës do të mbështesë iniciativat tona të shumta zhvillimore

Tet 26, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të diskutimit konsultativ me donatorë, për një sfidë sistematike me të cilën po përballet Qeveria ka thënë se ne duam t’i shtojmë vlerë sistemit tonë demokratik dhe t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve, prandaj duam maksimumin që mund të marrim nga ekspertiza.

Në takimin e ftuar lidhur me mekanizmin që do të themelojë Qeveria, “Fondi i Ekselencës” u bisedua për mbështetjen e mundshme nga donatorët, qoftë me asistencë teknike ose me ndihmë të pjesshme financiare.

“Një fond i tillë do të mbështesë iniciativat tona të shumta zhvillimore, do të përshpejtojë reformën në sektorin tonë publik dhe do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona prioritare si vend”, tha kryeministri.

Ai theksoi përkushtimin ndaj reformave dhe vizionin e Qeverisë për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë, në një demokraci që funksionon mirë dhe shoqëri të drejtë.

“Dikush mendon që ky synim është shumë ambicioz, por kështu janë ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve tanë”, tha kryeministri, duke shtuar se duhet të synojmë diçka më të mirë, më të madhe dhe të punojmë pa u lodhur drejt arritjes së saj, ndryshe puna jonë bëhet e rëndomtë. “Po, ne mund të mbërrijmë përmirësime kozmetike aty këtu, por jo transformimin që i duhet vendit tonë”, theksoi ai.

Kryeministri rikujtoi që për punësimin në pozitat e larta në institucione publike është intervenuar në përmirësimin e përbërjes së Komiteteve vlerësuese, që më parë përbëheshin vetëm nga zyrtarët publikë dhe tani aty bëjnë pjesë edhe specialistë të sektorit privat.

“Aktualisht jemi në procesin e përditësimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (SKZh) dhe objektiv yni është konsolidimi dhe integrimi i të gjithë mekanizmave të rëndësishëm të planifikimit në një plan të vetëm”, tha kryeministri Kurti.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve janë paraparë katër shtylla kryesore: rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike, zhvillimi i barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë.

Kryeministri theksoi se nevojat e Kosovës janë të mëdha, prandaj duhet të identifikojmë përkrahjen që na duhet për të shtyrë përpara zhvillimin dhe fuqizimin. Ai shtoi se janë bërë konsultime ndërinstitucionale të Zyrës së Kryeministrit me ministritë e linjës.

Opsioni që po e propozon Qeveria mbështetet në praktikat më të mira që i kanë ndjekur shumë shtete në Evropë dhe jashtë saj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM