Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Biserko: Paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti me shtetet e rajonit, është parim i politikës sonë të jashtme

Tet 26, 2021

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ishin tema e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Në takimin e përbashkët me drejtoreshën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisiq dhe Mark Baskin nga Qendra për Dialog Humanitar  (Centre for Humanitarian Dialogue), kryeministri Kurti theksoi se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, është parim i politikës sonë të jashtme, dhe se Bashkimi Evropian është vlerë dhe destinim për rajonin.

Ai veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimit të ligjit dhe ballafaqimit me të kaluarën, si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë rajonal.

Kryeministri falënderoi Biserko për kontributin e jashtëzakonshëm intelektual dhe civil tash e tri dekada.

U bisedua për projektet aktuale të Komitetit, që qysh nga themelimi në vitin 1994 është përpjekur të ekspozojë ideologjinë mbizotëruese të Serbisë – nacionalizmin – dhe të zbusë efektet fatale në fushën e të drejtave të njeriut, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet rajonale, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM