Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj merr pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s në ShBA

Tet 26, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë zyrtare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit (ISOA) me seli në Washington.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s, në mesin e mbi 300 personaliteteve zyrtare nga e mbarë bota, ministra e shefa të mbrojtjes, diplomatë, përfaqësues të agjencive shtetërore të industrisë së mbrojtjes nga SHBA dhe vende partnere të saj.

Gjatë kësaj vizite ai do të ketë përsëri takime me autoritete të rëndësishme zyrtare amerikane dhe autoritete të industrisë së mbrojtjes. Samiti i këtij viti, ndër të tjera, do të ketë sesione me temat për sigurinë kibernetike: Reforma të prokurimit të mbrojtjes; Gratë, paqja dhe siguria; Pandemitë dhe sigurinë ndërkombëtare shëndetësore, etj. ku do të prezantojnë ambasadorë, autoritete të larta nga Departamenti i mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, senatorë, kongresmenë etj, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM