Build Skills with our trainings

Sign up now!

Prokuroria në Gjakovë ndalon 4 persona, konfiskohen 5 kg e 571 gramë substancë narkotike, marihuanë

Tet 26, 2021

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të  dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh., në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,
  • Një (1) pushkë gjuetie
  • Pesë (5) fishekë
  • Një (1) granatë dore

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në faqen zyrtare të Prokurorisë së Shtetit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM