Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Vendime të drejta të Qeverisë për kategoritë e rrezikuara dhe regjistrim të pakushtëzuar të automjeteve

Tet 27, 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 27 tetor 2021 mori vendim që të ndajë mjete shtesë financiare për të mbështetur kategoritë e rrezikuara për shkak të ngritjes së çmimeve të artikujve elementarë dhe shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

KMDLNj shpreson dhe pret  që kjo përkrahje do t’i ndihmojë shumë familje që sa më lehtë ta përballojnë dimrin aq më parë që janë rritur shumë çmimet e naftës, rrymës dhe druve që përdoren kryesisht për ngrohje , në raste se nuk janë të kyçyr në sistemin e ngrohjes dhe “Termokos-it”. 

Me këtë përkrahje do të përfitojnë 300 000 familje përkatësisht përfituesit e skemës pensionale, ata të skemës sociale si dhe familjet e veteranëve dhe invalidëve të luftës. Në të njejtën kohë Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar pako financiare për ta lehtësuar gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve e cila ka mundësi të përkeqësohet edhe më shumë me rritjen e çmimeve tani , dhe ato që janë paralajmëruar. KMDLNj e mbështet dhe e përkrah këtë vendim të Qeverisë vetëm nëse ajo ndahet në afatin së paku 6 mujor, përkatësisht për ta kaluar sezonin dimëror kur edhe kemi shpenzime shtesë.

Nëse kjo përkrahje jepet vetëm për një (1) muaj atëherë lehtësisht mund të konsiderohet si veprim i paramenduar e që do të shfrytëzohej për muajin nëntor kur është paraparë të mbahet raundi i dytë i votimit për zgjedhje lokale në 21 komuna. 

Shfuqizimi i Rregullores me të cilën kushtëzohej regjistrimi i automjeteve me dëshminë e pagimit të tatimit në pronë është një veprim që jashtëzakonisht i ndihmon qytetarët dhe në masë të madhe do të ulë numrin e automjeteve të paregjistruara që deri më tani kanë penguar aplikimin dhe marrjen e Kartonit të Gjelbër. 

Kushtëzimi i deritashëm ka qenë shkelje e të drejtave të njeriut dhe me vendim të Qeverisë është eliminuar ky kushtëzim, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM