Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ndahen mbi 36 milionë euro për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale

Tet 27, 2021

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati sot nё mbledhjen e 42-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. Nё anёn tjetër, përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Gjatё fjalёs sё tij nё Mbledhjen e Qeverisё, Ministri Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundësohet mbështetja e kategorive mё tё cёnueshme tё shoqёrisё sonё. Mё tutje, kjo masё pёr nga vëllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afërsisht 330 mijё familje qё do tё përfitojnë mbështetje financiare. Pra, njё politikё e tillë prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes dhe ngritjen e mirëqenies qytetare, thuhet në komunikatatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM