Build Skills with our trainings

Sign up now!

LDK përkujton ish-kryetarin e Suharekës dhe veprimtarin e LDK-së, Ukë Bytyçi

Tet 27, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton ish-kryetarin e Suharekës dhe veprimtarin e madh të LDK-së, Ukë Bytyçi.

Kryetari emblematik i Suharekës, Ukë Bytyçi, mbetet figurë identifikuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri me vlera të larta njerëzore, i guximshëm e mbi të gjitha shumë modest.

 

“Sot u bën 19 vjet nga vrasja makabre e Ukë Bytyçit, veprimtarit të orëve të para të çështjes kombëtare, kryetarit të degës së LDK-së dhe Kryetarit të Suharekës.

Ukë Bytyçi, tërë jetën ia kushtoi Kosovës. Në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, ai ishte gjithmonë ndër të parët, kurdo dhe kudo që i duhej atdheut, edhe atëherë kur me pushkë duhej mbrojtur pragu i shtëpisë.

Ukë Bytyçi, me vullnetin dhe përkushtimin e pashoq kontribuoi edhe në krijimin e një kulture qeverisëse demokratike në nivel lokal.

Gjersa po festonte fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, së bashku me aktivistë dhe qytetarë, ai u vra pabesisht nga dora kriminale që nuk ia donte të mirën komunës e atdheut.

Kryetari emblematik i Suharekës, Ukë Bytyçi, mbetet figurë identifikuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri me vlera të larta njerëzore, i guximshëm e mbi të gjitha shumë modest.

I përjetshëm kujtimi për kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi!”, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM