Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: 812 vajza/gra që studiojnë STEM kanë përfituar mbështetje financiare

Nën 11, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve në Thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 1.315 studente, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për secilën.

Për përfitim të mbështetjes financiare, kanë pasur mundësi të aplikojnë të gjitha vajzat/gratë që studiojnë në programet STEM dhe janë të regjistruara në vitet akademike 2019/20, 2020/21, 2021/2022, thuhet në faqen zyrtare të MAShTI.

 

 

Për të mundësuar transferimin e mjeteve financiare, MAShTI fton përfitueset e kësaj Thirrje që të plotësojnë të dhënat e tyre në afat kohor prej 7 ditësh në këtë link:

https://docs.google.com/…/10oO6uMg9wP69ni96…/viewform…

Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 7 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfituesve.

Linku me listën e përfitueseve të mbështetjes financiare:

https://masht.rks-gov.net/…/vendim-per-mbeshtetje…

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM