Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Kosova e vendosur fuqishëm në rrugën e demokracisë perëndimore dhe orientimin e qartë të saj euroatlantik

Nën 11, 2021

Me ftesë të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mori pjesë në konferencën vjetore të Kartës së Adriatikut-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes, të mbajtur më 9-10 nëntor, në Split të Kroacisë.

Paraprakisht, ministri Mehaj përveç takimit me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic, realizoi takime edhe me: zv.ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi, Nathaniel Adler, zv.ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani dhe drejtorin e Politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Malit të Zi, gjeneral major Rajko Pesic.

Gjatë punimeve të konferencës, në sesionin kryesor “Sfidat e reja të sigurisë-nxitje për bashkëpunimin e zgjeruar të sigurisë dhe mbrojtjes së A-5”, ministri Mehaj në ekspozenë e tij foli për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si në rastin e pandemisë me Covid-19 si dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi për rimëkëmbjen rajonale post-covid.

Ai gjithashtu u fokusua edhe për shqetësimin në rritje nga ndërhyrjet e huaja në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë atë të Rusisë dhe Kinës, përmes Serbisë.

Ministri Mehaj potencoi të pranishmëve rrezikun e madh të këtyre kërcënimeve ruse dhe rolit destabilizues të Serbisë si në rastet e fundit në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe tentimit për krijimin e tensioneve në kufi me Kosovën, duke rikujtuar tragjeditë e shkaktuara nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

“Anëtarësimi ynë në Kartën e Adriatikut-SHBA do të na ofronte një mundësi më të madhe për të kontribuar drejtpërdrejtë në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, theksoi ndër të tjera ministri Mehaj.

Lidhur me synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ministri Mehaj ftoi të gjitha vendet anëtare të Kartës së Adriatikut që të pajtohen me kërkesën e Kosovës për anëtarësim të plotë në këtë iniciativë të sigurisë rajonale, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM