Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Sot është shumë e nevojshme që dalja për të votuar të jetë sa më masive

Nën 14, 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë pasi ka votuar  ka bërë thiirje qytetarëve duke thënë se është shumë e nevojshme që dalja për të votuar të jetë sa më masive.

Konjufca në postimin e tij në Facebook ka thënë se pushteti lokal është fundamental për cilësinë e jetës sonë të përditshme, këtë pushtet qytetarët tanë e legjitimojnë me votën e tyre të lirë.

 

Qytetarë të dashur të Republikës,

 

Sot votova për kryeqytetin tonë. Është një ditë me rëndësi për demokracinë dhe shtetin. Qytetarët e 21 komunave do t’i zgjedhin kryetarët e tyre.

 

Pushteti lokal është fundamental për cilësinë e jetës sonë të përditshme. Këtë pushtet qytetarët tanë e legjitimojnë me votën e tyre të lirë.

 

Sot është shumë e nevojshme që dalja për të votuar të jetë sa më masive. Dëshiroj që procesi zgjedhor të shkojë mbarë e mirë.

 

Urime!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM