Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Mekanizmat shtetëror do të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me respektim të ligjit

Nën 14, 2021

Kryeministri  Albin Kurti sot ka votuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës, Ai ika nkurajuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë mundësinë, të përcaktohen për veten nëpërmjet udhëheqësve të cilët do t’i zgjedhin sot.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se Republika e Kosovës ka dëshmuar se është një shtet demokratik në të cilin respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe ku ata në mënyrë të lirë dhe të ndershme zgjedhin ata të cilët do të zgjedhin në vijim për neve.

 

 

Prononcimi im pas votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në balotazh të zgjedhjeve lokale

 

Ju përshëndes të gjithëve,

 

Unë, si qytetar i Republikës dhe banor i kryeqytetit porsa votova, porsa e ushtrova të drejtën demokratike për të zgjedhur për kryetarin e komunës që do të qeverisë në katër vitet në vijim.

 

Komuna është shumë e rëndësishme. Në njërën anë ajo është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është gjithashtu edhe qeliza e Republikës.

Andaj, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë mundësinë, ta përdorin këtë rast, dhe të përcaktohen për veten e tyre nëpërmjet udhëheqësve të cilët do t’i zgjedhin sot.

 

Moti është shumë i bukur dhe pa të reshura, andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme.

 

Mekanizmat shtetëror do të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit me respektim të ligjit dhe me zbatim të rregullave.

 

Me 14 nëntor, sot, mund të themi që po e përmbyllim një vit të suksesshëm dhe të mirë elektoral i cili nisi me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, vazhdoi me zgjedhjet lokale të 17 tetorit, dhe tash sot e kemi balotazhin.

 

Republika e Kosovës ka dëshmuar se është një shtet demokratik në të cilin respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe ku ata në mënyrë të lirë dhe të ndershme zgjedhin ata të cilët do të zgjedhin në vijim për neve.

 

Urime të gjithëve kjo përmbyllje e këtij viti të jashtëzakonshëm elektoral.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM