Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës furnizohet me 12 aparatura të reja

Nën 19, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me 12 aparatura të reja (ultrazë), prej tyre 10 ultrazë portabël (lëvizës deri tek shtrati i pacientëve) dhe 2 statike, të cilat shërbejnë për diagnostikim klinik të avancuar në shërbim të pacientëve.

Përmes paisjes së ultrazërit me sondë transezofageale pediatrike, vlerësimi ultrasonografik i zemrës tek fëmijët do të jetë më i lehtë.

Furnizimi në vlerë rreth 300mijë euro është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Me rastin e pranimit të këtyre pajisjeve, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se këto aparatura të sofistikuara do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, për pacientë që do të kenë nevojë për ekzaminime ultrasonografike.

Aparaturat do të shpërndahen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme rajonale, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM