Build Skills with our trainings

Sign up now!

ZRrE miraton planin zhvillimor (2022-2031) të Ngrohtores së Qytetit me seli në Gjakovë

Nën 19, 2021

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të VII-të me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe ka miratuar Planin Zhvillimor dhjetë vjeçar (2022-2031) të  Ngrohtores së Qytetit Sh.A me seli në Gjakovë.

Plani zhvillimor i rrjetit të shpërndarjes së energjisë termike i kompanisë Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës përmban masat dhe planifikimet në mënyrë që të garantohet përshtatshmëri e sistemit dhe siguri e furnizimit me ngrohje për konsumatorët kyçur në këtë sistem. Ky plan do të publikohet në faqen zyrtare të ZRRE dhe to të sillet për rishikim vitin e ardhshëm.

Bordi i ZRRE gjithashtu ka marrë vendim për lëshimin e licencave të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë termike për  Ngrohtoren e Qytetit Sh.A, në Gjakovë.

Subjekt i vendimmarrjes së Bordit ka qenë edhe aprovimi i kërkesës për marrje të autorizimit për prodhimin e energjisë nga panelet solare për VET – KONSUM, nga Personi Juridik “FORMA” SH.P.K. në kapacitet prej 100 kW.

Po ashtu pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji, thuhet në komunikatën për media e ZRrE-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM