Build Skills with our trainings

Sign up now!

Basri Lenjani jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente

Nën 23, 2021

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani ka bërë të ditur se nga 27 nëntori nuk do të jetë më drejtues i kësaj klinike.

Lenjani në postimin e tij në Facebook ka falënderuar stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

 

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

 

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

 

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

 

Po ashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

 

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë.

 

Ps.

 

,,Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”

 

Faik Konica

 

,,Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”

 

Faik Konica

 

Të dhënat informative si dëshmi flasin;

 

– 250 Publikime në revista e ndryshme ndërkombëtare

 

– 48 Citate në revistat e ndryshme ndërkombëtare

 

– 21 Libra të botuara

 

– Dekoratë nga Presidenca e Kosovës

 

– Falenderim nga Ambasada Amerikane , Turqisë, OSBN etj.

 

Prof. Asoc. Basri Lenjani MD. PhD

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM