Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të komunave

Nën 23, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit.

Aktualisht në PZAP janë në procedurë të shqyrtimit dhe vendosjes dy ankesa që kanë të bëjnë me komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa një tjetër, që ka të bëjë me komunën e Dragashit është në proces në Gjykatën Supreme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Rezultatet e certifikuara u takojnë këtyre 18 komunave: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Mamushë, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM