Pas vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për rivlerësim të të gjitha aplikacioneve të cilat kanë përmbushur kriteret ligjore administrative në kuadër të thirrjes publike për mbështetjen financiare të OJQ-ve në fushën e sportit, është publikuar lista preliminare e përfituesve.
Përfituesit janë përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues i MKRS bazuar në përputhshmërinë e projekt/propozimeve me objektivat e thirrjes publike dhe kriteret e përgjithshme profesionale të projekt/propozimeve të pranuara.
Bazuar në kornizën ligjore në fuqi, afati i ankesave është pesë ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në web faqen e MKRS.
Bashkangjitur në link gjeni sqarimin rreth kritereve të vlerësimit të projekt/propozimeve dhe listën që përmban detajet e përfituesve, projekteve, dhe shumës së përfituar, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/4540.pdf