Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton koncept- dokumentin për mbrojtjen e konsumatorit

Nën 24, 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 45-të, në të cilën ka miratuar 23 projektligje dhe vendime tjera.

Vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Programit Legjislativ të vitit 2021, ka qenë dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Me ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2021 do të shtohet Projektligji për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve që do të aprovohet në Qeveri deri në fund të këtij viti. Ndërsa janë tërhequr nga programi, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes është aprovuar Projektligji  për ratifikimin  e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas aktit për ndihmë të jashtme të viti 1961 dhe aktet për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mbledhje, tri projektligje të propozuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë miratuara nga Qeveria:

–          Projektligji për markat tregtare i cili rregullon të drejtën e pronësisë industriale;

–          Projektligji për mbrojtjen e sekreteve tregtare që gjithashtu rregullon një pjesë tjetër e sferës së pronësisë industriale; dhe

–          Projektligji për turizmin i cili përcakton parimet, standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, janë miratuar 19 projektligje të propozuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Qëllimi i këtyre Projektligjeve është që të harmonizohen dispozitat e këtyre  ligjeve më Ligjin për Kundërvajtje dhe ka për qëllim zbatimin e plotë të sanksioneve kundërvajtëse në institucionet bujqësore. Për këtë qëllim janë aprovuar këto projektligje për ndryshim dhe plotësim:

  1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtjen e bimëve;
  2. Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit;
  3. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësinë organike;
  4. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji i Kosovës për farërat;
  5.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë;
  6. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin të Ligjit për regjistrimit e bujqësisë;
  7. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat;
  8. Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari;
  9. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjuetinë;
  10. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për materialin fidanor;
  11. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve;
  12. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit;
  13. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve;
  14. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehrat artificiale;
  15. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e tokës;
  16. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore;
  17.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë;
  18. Projektligji për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor;
  19. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit e produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar Koncept dokumentin për mbrojtjen e konsumatorit. Koncept dokumenti trajton tri opsione: 1) Opsionin pa ndryshime; 2) Opsioni për përmirësimin e zbatimit dhe ekzekutimit dhe 3) Opsioni për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Opsioni i tretë është rekomanduar nga Grupi hartues i këtij Koncept dokumenti i cili rekomandon hartimin e ligjit të ri që synon përmirësimin e lëshimeve dhe problemeve të moszbatimit të ligjit të vjetër.

Miratimin e kabinetit qeveritar ka marrë vendimi për aprovim të kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare  në vlerë prej 1,688,607.48 euro (një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtë qind e shtat euro e katër dhjetë e tetë cent) për kompensimin e dëmeve natyrore në bujqësi në komunat: Kaçanik, Klinë, Junik, Prishtinë, Leposaviq, Pejë, Zveqan, Ranillug, Viti, Shtime, Kllokot, Prizren, Ferizaj, Rahovec, Obiliq, Vushtrri, Lipjan, Suharekë, Mamush, Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Graqanicë dhe Zubin Potok. Ky është vendimi i dytë i Qeverisë për dëmet e fatkeqësive natyrore. Deri tani Qeveria ka ndarë 3 milionë euro për dëmet në bujqësi të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar tri vendime më të cilat ka aprovuar nismat e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare:

  1. Nisma për negocimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Fiscalis” për periudhën 2021-2027, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky Program rregullon bashkëpunimin ndërmjet administratave tatimore të vendeve anëtarë, kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian
  2. Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Doganor për periudhën 2021-2027 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky Program rregullon bashkëpunimin e shërbimeve doganore të vendeve anëtare, kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
  3. Nisma për negocimin e Amendamentit Nr. C41836/1634/64356a1 për vazhdimin e marrëveshjes së Garantit C41836/1634/64356 të marrëveshjes origjinale të Garantit C34858rev2/1634/8123 për “Kosovë: Projekti i rrugëve rajonale – Mbështetje për njësinë zbatuese të projektit – vazhdim” me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Amendamenti do të siguroj një grant  prej 150 mijë eurove për mbulimin e kostos së funksionalizimit të njësisë  së implementimit të projekteve

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka shfuqizuar vendimin për vazhdimin e mandatit të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut, Lulzim Syla.

Lulzim Syla ka qenë i emëruar në pozitën e Kryeinspektorit të Inspeksionit të Tregut me 25.06.2014 për një mandat trevjeçar. Gati një vit pas përfundimit të mandatit, më 23.03.2018, i njëjti është emëruar në këtë pozitë për mandat të dytë për tri vite. Në prag të përfundimit të mandatit të dytë, z.Lulzim Syla i është vazhduar mandati për katër vite me datën 26.02.2021. Ky vendim është marrë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publikë i cili e ka shfuqizuar Ligjin për Shërbimin Civil, sipas të cilit z.Lulzim Syla ka qenë i emëruar në këtë pozitë.

Më tej, Kabineti qeveritar është informuar me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për periudhën korrik-shtator 2021. Ky është Raporti i parë me të dhënat nga secili institucion përmes platformës online për monitorim dhe raportim për integrim evropian. Raporti përmban katër kapituj dhe ndahet në dy pjesë: pjesa mbi Programin si tërësi dhe pjesa e ndarë për gjithsecilin bllok.

Gjetjet e Raportit tregojnë se brenda tremujorit të tretë 2021, Programi është zbatuar në nivel prej 43.75%, 28 nga 64 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar plotësisht, ndërsa 56.27%, që do të thotë 36 masa akoma nuk janë zbatuar. Deri në fund të tremujorit të tretë, në tërësi Programi është zbatuar në shkallën prej 19.59%, 48 nga 245 masa të planifikuara janë zbatuar, ndërsa 80.41% (204 masa) janë në zbatim e sipër. Nga këto 48 masa të zbatuara 20 masa janë zbatuar para afateve të parapara.

Kabineti qeveritar është informuar edhe me raportin mbi zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjenda për Reforma Evropiane (PV ERA II) gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Gjetjet e raportit tregojnë se gjatë periudhës korrik-shtator 2021 të gjitha prioritet janë në zbatim e sipër. Në anën tjetër, në nivel të treguesve, shkalla e zbatimit është 39,02% pasi që 16 nga 41 tregues të planifikuar për tu zbatuar gjatë kësaj periudhe janë zbatuar plotësisht, ndërsa 25 (60.98%) janë në zbatim e sipër.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe nismën për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare të propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Marrëveshja me Kfw nga Gjermania do të sigurojë kredinë në vlerë prej 25.5 milionë eurove. Kjo kredi do të shfrytëzohet nga KOST-i për financime në sektorin e energjisë.

Në fund të mbledhjes është miratuar edhe vendimi për t’i rekomanduar Presidentes së Kosovës dhënia e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjen mes Republikës  së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shëndetësore, e cila pritet të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM