Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot mbajti mbledhjën e radhës, prezent në të cilën ishin 7 nga 9 anëtarët.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e mbajtura gjatë këtij muaji, me theks të veçantë për fushatën e organizuar për “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Gjithashtu, anëtarët prezent unanimisht votuan për t’i kthyer Çmimet Vjetore të Gazetarisë, çmime këto që do të bëhen publike ditëve në vijim, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.