Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Davenport: Bashkëpunim mes Qeverisë dhe OSBE-së, me fokus sigurinë, komunitetet dhe të drejtat

Dhj 3, 2021

Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së, me fokus sigurinë, komunitetet dhe të drejtat, ishin tema të takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

U bisedua për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetjen për Zyrën së Komisionerit për Gjuhët, në mënyrë që të lehtësohet qasja në informata me interes publik.

Po ashtu, u diskutua për çështjen e banimit social dhe fuqizimit ekonomik të grave, si dhe organizimin e forumit, që planifikohet të mbahet mbi këto tema.

Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM