Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Sveçla merr pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

Dhj 3, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në forumin ministerial mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca e Sllovene e Këshillit të BE-së, në Brdo të Sllovenisë. 

Në këtë konferencë u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit të paligjshëm, si dhe terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

Ministri Sveçla theksoi se fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është dhe do të vazhdojë të jetë në luftimin e krimeve të ndryshme si trafikimi i qenieve njerëzore, narkotikëve, kontrabandimi i migrantëve si dhe trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta. 

Ai gjithashtu i paraqiti rezultatet e arritura deri më tani, si dhe nevojën për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në luftën kundër krimit të organizuar.

Në margjinat e kësaj konference, ministri Sveçla u takua edhe me drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle. 

Në takim me De Bolle, ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe u dakordua që të operacionalizohen dy marrëveshjet tashmë të nënshkruara me Europolin dhe të intensifikohen punët për nënshkrimin e marrëveshjes së radhës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM