Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Kosova dje humbi njërin prej miqve më të mirë të saj

Dhj 6, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vendosur kurorë me lule dhe ka bërë homazhe te busti i senatorit amerikan Bob Dole, i cili ndërroi jetë dje në moshën 98-vjeçare.

Kryeparlamnetari Konjufca tha me këtë rast se Kosova dje humbi njërin prej miqve më të mirë që pati, senatorin Bob Dole, i cili, siç tha ai, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Kontributi i tij filloi qysh herët gjatë procesit të shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, kur shqiptarët ishin në një gjendje shumë të rëndë dhe ajo për çka kishin më së shumti nevojë ishin miqtë e vërtetë. Dhe atë mik e gjeti në qëndrimet e palëkundshme të senatorit Bob Dole, i cili e ka shtyrë përpara pavarësinë e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit theksoi se në lidhje me këtë kontribut, populli i Kosovës, por edhe populli shqiptar në përgjithësi, senatorit Bob Dole do t’i jetë përjetësisht  falënderues, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM