Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Është nder për ne që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë

Dhj 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.

Së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Redžepi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku.

Kryeministri Kurti tha se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë.

Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM