Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Teksa ai prehet i qetë, ne e kujtojmë me vlerësimet më të larta kontributin e senatorit Dole

Dhj 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë nderuar me kurorë lulesh dhe homazhe senatorin amerikan Robert Dole, i cili vdiq një ditë më parë. 

Në ceremoninë e nderimeve, para bustit të tij në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe Nicholas Giacobbe, i ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Dole dhe popullit amerikan dhe e ka çmuar përkrahjen, që senatori Dole i ka dhënë Kosovës në rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

Duke e rikujtuar jetën dhe veprën e senatorit, kryeministri tha se Bob Dole pati një jetë të gjatë gati një shekull, por edhe një karrierë të bujshme e shumë të lëvdueshme.

“Qysh në fund të viteve ‘80, ai përveçse patriot i madh amerikan, ishte edhe mik i Kosovës dhe i popullit tonë, i cili në atë kohë përveçse i shtypur dhe i shfrytëzuar, iu nënshtrua edhe një aparteidi pas suprimimit të autonomisë”, tha kryeministri.

Ai veçoi kontributin e senatorit Dole edhe për paqen në Evropë, si luftëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, si veteran i luftës, por edhe si politikan i majave më të larta të institucioneve demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Teksa ai prehet i qetë, ne përkulemi para jetës dhe veprës së tij dhe e kujtojmë me vlerësimet më të larta kontributin e senatorit Bob Dole”, tha kryeministri Kurti, pas ceremonisë së nderimeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM