Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abbott prezanton presidentes Osmani nismën globale të Britanisë së Madhe kundër dhunës seksuale si mjet lufte

Dhj 7, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2021. Ajo po ashtu ka mirëpritur emërimin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për rajonin si shprehje e mbështetjes për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përballë kërcënimeve dhe rreziqeve me te cilat ballafaqohet rajoni.

Presidentja Osmani këmbeu vështrime me ambasadorin Abbott lidhur me ecurinë e dialogut dhe rolin pozitiv që mund të luajë Britania e Madhe në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe gjatë vitit vijues në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ambasadori Abbott i ka prezantuar presidentes Osmani nismën globale të Britanisë së Madhe kundër dhunës seksuale si mjet lufte.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e kësaj nisme duke u bërë pjesë e Deklaratës së përbashkët kundër dhunës seksuale në konflikt dhe konferencës së shteteve mbështetëse që parashihet të mbahet gjatë vitit 2022, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM