Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Weidinger: Vlerësohet lartë prezenca aktive dhe angazhimi i vazhdueshëm i Austrisë në Kosovë

Dhj 7, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Takimi u realizua me qëllim të diskutimit të të arriturave dhe sfidave përgjatë vitit 2021, si dhe për të diskutuar mbi mundësitë për thellim të bashkëpunimit në vitin e ri.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë prezencën aktive dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në Kosovë dhe mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian. Ajo ritheksoj përkushtimin e Kosovës për intensifikim të vazhdueshëm të shkëmbimeve dhe vizitave bilaterale, si vazhdimësi e takimeve të realizuara në qershor të këtij viti me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe me krerët e institucioneve tjera austriake.

Në takim palët diskutuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit në vend, situatën me pandeminë, si dhe zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM