Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Sassoli: PE të vazhdojë edhe më tej thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse

Dhj 7, 2021

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Me presidentin Sassoli, kryeministri Kurti bisedoi për reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për angazhimin e Qeverisë në përmbushjen e agjendës së reformave evropiane që e afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian. Në njërën anë legjitimiteti dhe besueshmëria e lartë ndaj institucioneve dhe në anën tjetër ekzekutimi i Pakos së Ringjalljes së Ekonomisë ka ndikuar po ashtu në rritjen ekonomike në vend bashkë me rritjen e eksportit, investimeve direkte dhe të hyrave tatimore, veçoi kryeministri Kurti.

Ndër të tjerash, ai tha se i është mirënjohës rolit avokues dhe qëndrimit pozitiv të Parlamentit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe shprehu kërkesën që Parlamenti Evropian të vazhdojë edhe më tej thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM