Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi takon Sakar dhe Weber: Bashkëpunim në shëndetësi mes dy shteteve lidhur me pandeminë COVID-19

Dhj 7, 2021

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar dhe zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jacob Weber.

Situata epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve ka qenë temë e takimit midis ministrit Latifi dhe ambasadorit Sakar. Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të masave dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për respektimin e tyre me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të situatës.

Në takimin me zëvendës- ambasadorin britanik Jacob Webber është biseduar për masat kundër COVID-19 në Kosovë, procesin e vaksinimit dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi, përfshirë edhe rreziqet nga variantin Omicron (i SARS COV-2), i regjistruar në disa vende të botës.

Po ashtu, ministri Latifi dhe zëvendës-ambasadori britanik kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë, thuhet në komunikatën për media  MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM