Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Gülener: Vlerësohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë

Dhj 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa​, Fahrettin Gülener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

U vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.

U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM