Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Spoljaric Egger: Përkushtim i UNDP për të mbështetur reformën zhvillimore të Kosovës

Dhj 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Mirjana Spoljaric Egger, ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherit ndihmës administratore e UNDP-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Linda Çavdarbasha, këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovë, Fitore Pacolli, dhe në anën tjetër Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP në Kosovë, Tahmina Anvarova, Specialiste e Strategjisë dhe Partneriteteve të UNDP në RBEC dhe Enisa Serhati, Menaxhere e portofolios së rritjes gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmërisë klimatike e UNDP në Kosovë.

Duke folur për planin e vaksinimit dhe rimëkëmbjes lidhur me COVID-19, kryeministri Kurti theksoi përqindjen e lartë të qytetarëve të vaksinuar të moshës 16+, me rreth 60% të vaksinuar me të dyja dozat, gjë që e bën Kosovën lider në Ballkanin Perëndimor.

Ne hartuam pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila është 6% e Bruto Produktit Vendor, me synim për t’i mbështetur ata që patën humbur vendin e punës gjatë pandemisë dhe për formalizimin e vendeve të punës, prodhimin vendor, rritjen e eksportit, familjet, punëtorët shëndetësorë dhe policinë, tha kryeministri Kurti.

Situata me pandeminë theksoi nevojën e digjitalizimit sa më të shpejtë të shkollave tona. Prandaj, qeveria po punon për strategjinë e re për arsimin, me digjitalizimin si një nga shtyllat e strategjisë. Digjitalizimi është një nga objektivat kryesore në programin tonë të qeverisë dhe Agjenda Digjitale 2030 do të jetë një nga pikat kyçe e strategjisë sonë të re të zhvillimit kombëtar, u shpreh kryeministri Kurti gjatë këtij takimi.

Ai theksoi se qeveria synon të përdorë transformimin digjital si një shtysë për të përmirësuar administratën tonë publike, sistemin tonë arsimor, sektorin shëndetësor, sistemin e drejtësisë dhe të gjitha fushat e tjera të qeverisjes.

Në takimi u diskutua gjithashtu mbi çështjet ambientale dhe veprimet e nevojshme që trajtojnë veçanërisht mbetjet, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve. U veçuan veprimet e qeverisë për të mbrojtur pasurinë natyrore të rajonit, për të luftuar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, dhe për të siguruar sisteme të qëndrueshme ushqimore.

Kryeministri Kurti vlerësoi mbështetjen e UNDP në ngritjen e kapaciteteve dhe ndihmën me ekspertizë në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kibernetike.

Mirjana Spoljaric Egger theksoi përkushtimin e UNDP për të mbështetur reformën zhvillimore të Kosovës, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, përpjekjet kundër korrupsionit, frenimin e ndotjes së ajrit, dekarbonizimin e ekonomisë, tranzicionin e energjisë drejt burimeve të ripërtëritshme, rritjen e efikasitetit të energjisë dhe zhvendosjen nga subvencionet e karburanteve fosile. Këto prioritete janë në përputhje me ofertën e UNDP për COVID-19 2.0 dhe ofrojnë mundësi të qartë për bashkëpunim të intensifikuar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM