Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Colangeli: BERZh i vendosur për të rritur shkallën e mbështetjes në Kosovë në fushat me interes të përbashkët

Dhj 10, 2021

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë, Kryeministri i republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.

Kryeministri Kurti e falënderoi Colangeli dhe BERZh-in për nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës, e cila kontribuon në shëndetin publik.

Ndërsa Colangeli shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se BERZh-i është i vendosur për të rritur shkallën e mbështetjes në Kosovë në fushat me interes të përbashkët.

Një prej këtyre fushave është ajo e mjedisit dhe energjisë. Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi Colangeli dhe delegacionin e pranishëm se jemi duke punuar në hartimin e Strategjisë së Energjisë e cila përveç dekarbonizimin deri në viti 2050, për vizion ka edhe pastrimin e ajrit. Në të njëjtën kohë, kjo strategji synon që të ruajë sigurinë e furnizimit me energji dhe përballueshmërinë për konsumatorët duke rritur përdorimin e energjisë së pastër, dhe të sigurojë integrimin në tregun rajonal. Pra një tranzicion të drejtë dhe të gjelbër energjetik, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit me sektorin privat në shërbim të rritjes së kapaciteteve të tyre.

Kurti përmendi synimin dhe planet e qeverisë për sistemin dual të arsimit, si zgjidhja drejt zvogëlimit të hendekut në mes të aftësive profesionale dhe tregut të punës, kjo do të mundësonte rritjen e produktivitetit brenda sektorit privat dhe rrjedhimisht gjenerimin e vendeve të reja të punës, si një nga prioritetet e qeverisë sonë.

Kryeministri Kurti po ashtu foli edhe për reagimin pozitiv të ekonomisë gjatë qeverisjes së tij, me ç’rast të hyrat janë rritur për 1/3-tën, eksportet janë rritur për 2/3-tën ndërsa sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9%, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM