Build Skills with our trainings

Sign up now!

OBSH-UNICEF: Lancohet aplikacioni Health Buddy+

Dhj 10, 2021

Aplikacioni HealthBuddy+ është një mjet digjital interaktiv në internet që ofron qasje në informata të përditësuara dhe të bazuara në prova mbi COVID-19, duke përfshirë vaksinimin. HealthBuddy+ tashmë është në dispozicion në gjuhën Shqipe dhe Serbe falë mbështetjes së Zyrës së OBSH-së në Prishtinë. 

Aplikacioni është zhvilluar nga zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën (OBSH/Evropë) dhe Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore (UNICEF ZREAQ), dhe është krijuar për të mbështetur qasje në informata të besueshme për COVID-19. I njëjti aplikacion është i disponueshëm për të gjitha vendet e rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në gjuhët e tyre lokale. 

HealthBuddy+ është ne dispozicion në ueb, dhe si aplikacion celular (në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google Play) dhe ka disa veçori. Në versionin e uebit, përdoruesi mund të ndërvepron me chatbot për të marrë përgjigje për COVID-19. 

Nëpërmjet aplikacionit celular HealthBuddy+, përdoruesit mund të: bëjnë pyetje për COVID-19 në chatbot dhe të marrin përgjigje të verifikuara të menjëhershme; raportojnë thashethemet që qarkullojnë në komunitet; dhe ndajnë mendimet dhe përvojat mbi përgjigjen ndaj COVID-19 duke përdorur funksionin e sondazheve. I gjithë informacioni i disponueshëm në HealthBuddy+ nga përdoruesit kontrollohet nga ekipi i ekspertëve nga OBSH, dhe të gjitha informatat dhe provat e reja i shtohen rregullisht bot-it, bazuar në pyetjet dhe të dhënat përkatëse, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë.

 

Gjeni më shumë informata për HealthBuddy+, shikoni videon më poshtë: 

HealthBuddy+ Miku juaj personal për informacione rreth COVID-19. – YouTube  (Titra Anglisht)

HealthBuddy+ Miku juaj personal për informacione rreth COVID-19. – YouTube (Titra Serbisht)

Për më shumë informata mbi aplikacionin, kontaktoni: 

E-mail: humollii@who.int (OBSH) 

E-mail: dzuna@unicef.org (UNICEF)

 

Platforma HB+ është e ndërlidhur me ueb-sajtet në vijim:

Ueb-sajti i Institutit të Shëndetit Publik, chatbot-i është i integruar:

IKShPK – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (niph-rks.org)

 

Në ueb-sajtin e Odës së Mjekëve, mund të gjendet përmes:

https://omk-rks.org/platforma-healthbuddy-eksperti-yt-personal-per-covid-19/

dhe https://omk-rks.org/vegeza/

 

UNKT ueb-sajti, nga 2 nëntor 2020:

Take Action | United Nations in Kosovo

UNICEF ueb-sajt:

Take action | UNICEF Kosovo Programme 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM