Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT- BEI -BERZh nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë

Dhj 10, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Matteo Rivellini dhe Cagin Pabucco,  si dhe me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Matteo Colangeli, kanë nënshkruar sot marrëveshjet financiare për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Mitrovicës, në vlerë prej 19.8 milionë euro dhe 13.5 milionë euro, respektivisht.

Projekti që bashkë-financohet nga këto dy institucione parasheh ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimin e rrjetit ekzistues. Rreth 213,000 qytetarë të Komunës së Mitrovicës pritet të përfitojnë nga ky projekt, përmes përmirësimit të kushteve mjedisore dhe shëndetit publik. Zhvillimi i këtij projekti infrastrukturor do të zvogëlojë ndotjen e mjedisit, veçanërisht në lumin Ibër. Projekti mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, me një grant prej 5 milionë eurosh përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin mes palëve, qasjen konstruktive në mbarëvajtjen e negociatave, si dhe rolin e tyre në financimin e projekteve të shumta që kanë kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të rëndësishme ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se ky projekt e vendos Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian duke kontribuar pozitivisht në përafrimin me kriteret mjedisore të BE, specifikisht Direktivës mbi Trajtimin e Ujërave të Ndotur Urban, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM