Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fenomeni i kriptovalutave më shumë po i josh të rinjtë kosovarë 

Dhj 13, 2021

M.M (i cili dëshiroi të mbetej anonim) është një ndër personat të cilët kanë investuar në kriptovaluta. Ai hapat e parë dhe interesimin rreth tyre i kishte marrë në vitin 2015 kur filloi të hulumtonte teknologjinë dhe trendet e saj.

“Duke qenë se një kohë të madhe e kam kaluar në kompjuterin e dhomës sime, e shfrytëzoja për njohuri rreth informatikës. Duke parë video në Youtube gjeta inspirim dhe bashkë me djalin e hallës e provuam në një shumë 250 € të përbashkët. Nuk mund të them se kishim një fitim e në fillim ishte e vështirë pasi nuk i kuptoja përgjigjet si shkonin gjërat. Por, tani i di më mirë mirëpo prapëseprapë durimi është gjëja që të duhet më së shumti pasi një ditë mund t’ju rritet vlera e tjetër bie vlera thuajse e gjitha…” rrëfen M.M.

Kriptovalutat, senzacioni i fundit online janë përhapur në shumë vende të botës. Ato janë të holla digjitale e të koduara në të cilat rëndësi të madhe ka menaxhimi i mirë i sistemeve. Me qëllimin e lehtësimit të punës për aksionerët në kriptovaluta është krijuar libri i përdorur për verifikim të transaksioneve i ashtuquajtur Blockchain. Ai është formë ditari në të cilën vendoset çdo e dhënë. Ndër më të njohurat deri më tani janë: Bitcoin – e njohur si kriptovaluta e parë, Ethereum, Binance Coin  Tether, Solana, Cardano,XRP, DogeCoin.

Në një bisedë për KosovaLive, Aulona Cenaj, tashmë edhe studente e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës thotë se Bitcoin-i është ende një treg i ri dhe i paqëndrueshëm sepse në thelb është treg jolikuid bazuar në shkëmbimet e shumta e që ndikojnë në çmimet e tregut. Në Kosovë vitet e fundit është krijuar mendimi për t’u pasuruar më lehtë përmes tyre e tërë  këtë ajo e cilëson si shkak i mendimeve në tregun botëror dhe euforisë së ndërtuar mbi to. 

Siç thotë ajo, ekonomistët ndajnë mendimet e tyre – disa janë pro kriptovalutave e disa i kundërshtojnë. Ekonomistët që mbështesin sistemin e tyre besojnë se tregu i Bitcoin-it është treg që nuk rrezikohet nga inflacioni, për dallim te sistemi tradicional monetar i cili ekspozohet në mënyrë të dukshme ndaj inflacionit.  

Në Kosovë si një shtet ende i ri me një ekonomi në zhvillim, Aulona konsideron se duhet t’i jipet kohë për parë nëse Bitcoini është tregtim i sigurt dhe profitabil. Krijimin e një ligji rreth tregut së kriptovalutave ajo e sheh tejet të nevojshëm në Kosovë jo vetëm për përcaktim tregu mirëpo edhe si mundësi e taksës se fitimeve që dalin nga aty.

“Unë e shoh investimin në Bitcoin si proces që ende ka nevojë për hulumtim e studim e në veçanti në Kosovë që kemi nxjerrë plot e përplot ekonomistë të cilët ende nuk kanë gjetur një vend pune” , thotë ajo.

 Për ta ajo e sheh si mundësi të mirë investimi dhe për t’i materializuar njohuritë e tyre. Se a është investim i duhur kriptovalutat në Kosovë ajo mendon se këtë më së miri e vërteton e ardhmja.

Në platformën online Facebook ekzistojnë mijëra grupe në gjuhë të ndryshme ku zhvillimet e diskutimeve bëhen enkas për ulje-ngritjet e vlerave të kriptovalutave. Kripto online, valuta shqip , kriptovaluta …. janë disa nga grupet e hapura në gjuhën shqipe me afro 90 mijë anëtar. Brenda tyre çdo dit dikush poston një risi, kërkim për blerje. 

Crypto Goats është ndër platformat e para të shkruara në gjuhën shqipe përmes së cilave të interesuarit mund të mësojnë shumë gjëra rreth kriptovalutave. E udhëhequr nga Trim Hyseni dhe Bleron Hasani, në të gjinden analiza, sinjale, kurse intensive dhe mentorime private. 

Bleroni, si një ndër themeluesit e kësaj platforme, në një bisedë për KosovaLive tregon më gjerësisht se si erdhi nga një një provë e thjeshtë e deri tek profesionalizimi drejt kriptovalutave. Në vitin 2013 duke i analizuar në rrjete sociale idetë e njerëzve në botë dhe interesimin e tyre në këtë drejtim vendosi ta provonte vet.

 “Bindjet e mia të tashme krahasuar me të kaluarën kanë ndryshuar 1000% pasi në fillim e shihja si rrezikim e tani si një shpresë e mundësi të mirë për të ardhmen”, shprehet ai. 

E zhvillimin dhe përhapjen e kriptovalutave ai po e sheh si mundësi mjaftë të mirë pasi edhe në Kosovë shumë gjëra kanë përparuar dhe pengesat në këtë drejtim janë tejet të vogla ose nuk ekzistojnë fare.

CoinMarketCap është faqja në internet më e referuar në botë për ndjekjen e çmimeve për kriptoasetet në hapësirën e kriptomonedhës që po rritet me shpejtësi. Misioni i saj është të bëjë kripto-n të zbulueshme dhe efikase globalisht duke fuqizuar përdoruesit me pakicë me informacion të paanshëm, me cilësi të lartë dhe të saktë për të nxjerrë përfundimet e tyre të informuara. E themeluar nga Brandon Chez në maj 2013, CoinMarketCap është rritur me shpejtësi për t’u bërë burimi më i besuar nga përdoruesit, institucionet dhe mediat për krahasimin e mijëra kriptoaseteve dhe citohet zakonisht nga CNBC, Bloomberg dhe media të tjera kryesore të lajmeve(edhe qeveria amerikane përdor të dhënat e CoinMarketCap për kërkime dhe raporte!). Në prill 2020, CoinMarketCap u ble nga Binance Capital Mgmt. Binance është kompania globale e blockchain që qëndron pas shkëmbimit më të madh të aseteve dixhitale në botë sipas vëllimit të tregtimit dhe përdoruesve, e cila ndan vizionin e përbashkët për t’i bërë kriptomat të aksesueshme dhe sistematikisht të rëndësishme për njerëzit në mbarë botën. Nëpërmjet blerjes, CoinMarketCap planifikon të përdorë burime të gjera në kompaninë e saj mëmë për të përvetësuar më shumë të dhëna të thelluara në projekte, për të zvogëluar asimetrinë e informacionit në industrinë e kriptove dhe për të sjellë të dhëna me cilësi më të lartë për qindra miliona përdoruesit e saj. Ajo prin nga hulumtimet të bëra së fundi në tabelën e statistikave renditjen me të dhëna për kriptovalutat më të përdorura.

Në platformën online Facebook ekzistojnë mijëra grupe në gjuhë të ndryshme ku zhvillimet e diskutimeve bëhen enkas për ulje-ngritjet e vlerave të kriptovalutave.  Albanian Crypto Traders , Bitcoin Kosova , Kriptovaluta Kosovë , Bitkosova janë disa nga faqet e grupet e hapura në gjuhën shqipe me shifra të ndryshme me mijëra anëtarë. Brenda tyre çdo ditë dikush poston një risi, kërkim për blerje. 

Diversiteti në mendimet rreth kriptovalutave ka bërë që në disa vende kriptovalutat të mos jenë të lejuara. Në Kinë zyrtarët kanë lëshuar vazhdimisht paralajmërime për njerëzit e saj që të qëndrojnë larg tregut të aseteve dixhitale dhe kanë shtrënguar ashpër minierat në vend, si dhe shkëmbimet e monedhës në Kinë dhe jashtë saj.

Më 27 gusht, Yin Youping, zëvendës-drejtori i Byrosë Financiare për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit të Bankës Popullore të Kinës (PBoC), iu ishte referuar kriptove si asete spekulative dhe paralajmëronte njerëzit që të “mbronin xhepat e tyre”.

Rastra Banka në Nepal gjithashtu e ka shpallur ilegale marrjen me bitcoina. Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm europian i cili zyrtarisht ka ndaluar marrjen me kriptovaluta, sikur Bitcoini, Ethereum etj. 

Duke qenë se është një proces i ndërlikuar ende nuk ka hulumtime të cilat mund të tregojnë saktë numrin, mendimet dhe pritjen e personave në Kosovë të cilët mirren me kriptovaluta. Mirëpo, ajo që dihet është ky fenomen vazhdon të rritet në përmasa të mëdha i cili gjen përdorim kryesisht nga të rinjtë. 

Flutura Sogonjeva

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM