Build Skills with our trainings

Sign up now!

Themelimi i Operës hap kaptinën e re kulturore të Kosovës

Dhj 13, 2021

Rron Bakalli, violinist në koncertin e inaugurimit të Operës thotë se koncerti i 31 tetorit ishte një ndër koncertet më të bukura që Kosova ka pasur duke marrë parasysh që u përfshin të gjithë instrumentistët, solokëngëtarët poashtu dhe trupa baletit, ku treguan që vendi ynë  ka shumë artist me vlerë. 

“Për mua ishte një eksperiencë shumë e mirë të luaja me kolegët e mi dhe kënaqësi e madhe të jem pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për vendin tonë”, thotë ai.

Në Kuvendin e Kosovës  me 75 vota pro në muajin gusht të këtij viti, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

Ky institucion, që ka munguar gjithë këto vite, ka qenë një ëndërr dhe një kërkesë e muzikantëve dhe artdashësve, të cilët prej vitesh janë̈ detyruar të ndjekin mënyra alternative për të shfaqur artin e tyre operistik në skena tjera, në mungesë të institucionit të Operës”, thotë Zana Fetiu, këshilltare për media në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Opera është një nga strukturat më të larta të veprimtarisë artistike ndërdisiplinore, dhe si e tillë, është një nga masat më të rëndësishme për zhvillimin e kulturës së një vendi.

Krahas zhvillimit të kulturës ky institucion do të ishte i rëndësishëm edhe për artistët e rinj.

Ka shumë muzikantë që kanë mbaruar studimet dhe nuk e gjejnë veten në profesionin e tyre. Ndërtimi i operës do të hap dyert e shumë te rinjëve dhe të rejave në Kosovë. Pritshmërit e mija janë shumë te larta duke marrë parasysh që per themelin e këtij institucioni është zgjedhur një bord shumë profesional dhe adekuat”, konsideron violinisti Rron Bakalli.

Sipas këshilltares për media, Zana Fetiu ekosistemi kulturor ka burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur kapacitetet e nevojshme për një institucion të tillë. Instrumentistët e rinj të profileve të ndryshme, solokëngëtarët përbëjnë një masë të madhe artistësh të gatshëm për të kontribuar në këtë strukturë.

Opera e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet si institucion, duke u rritur me ndihmën e profesionistëve nga brenda dhe profesionistëve që do të ftohen të punojnë dhe të bashkëpunojnë me institucionin e ri për të edukuar dhe përgatitur gjeneratat e reja në traditën e operës”, thotë Fetiu.

Sipas saj, ministria ka rregulluar edhe akomodimin e hapësirave të reja të punës për zyra dhe prova në Pallatin e Rinisë, duke punuar paralelisht edhe në përgatitjen e mjeteve të nevojshme për të nisur procesin e Teatrit të Operës së Kosovës. Gjatë vitit të ardhshëm pritet të dalë edhe konkursi për dizajn të projektit.

Administrata e Operas e përbërë nga një zëvendësdrejtor dhe një këshill përgatitor janë në proces konsolidimi të dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e sezonit të parë për vitin e ardhshëm, duke përfshirë punën për statutin e Operës dhe rregulloret shoqëruese të saj.

Edhe drejtori i përkohshëm i Operës, Meriton Ferizi vlerëson operën si institucion dhe aset të rëndësishëm kombëtar i cili tregon nivelin, kulturën, artin, zhvillimin dhe emancipimin e shtetit. Siç shprehet, përparësitë janë të mëdha në çdo aspekt, si prezantim dhe arritje e shtetit dhe nivelit të gjithëmbarshëm kulturor në vend.

Institucioni i Operës është në themelim dhe ne jemi mandatuar apo emëruar si të përkohshëm me një afat të caktuar e të përkohshëm, që t’i krijojmë strukturat e institucionit si: statutin, rregulloret, logon, vulën, kodin buxhetor e xhirollogarinë, planin e punës dhe atë vjetor etj., dhe planet janë që të vazhdohet me projekte deri në themelimin e plotë dhe pavarësimit si institucion më vete”, thotë Ferizi.

Sipas tij si institucion i ri dhe kompleks, Opera ka nevojë të madhe për kuadro të reja profesionale që të formësohet  e jetësohet apo t’a marr formën e plotë të institucionit, prandaj si nga nevoja për punësim, inkuadrim e angazhim, gjithashtu edhe nevoja për përcjelljen e aktiviteteve në të ardhmen, do të fokusohet në programin edukativo-arsimor për nxënësit, studentët dhe rininë në përgjithësi.

Kjo eksperiencë ishte e veçantë edhe për dirigjentin nga Kosova, Edon Ramadani, sipas të cilit ishte privilegj dhe nder të dirigjonte korin, orkestrën dhe solistët, me rreth 120 muzicientë profesionist në skenë.

Puna dhe procesi përgatitor me korin dhe orkestrën, që zgjati afërsisht një muaj, ishte kënaqësi, sidomos duke marrë parasysh që atë e përbënin muzicentë profesionist të përzgjedhur nga audicioni i organizuar enkas për këtë koncert, dhe muzicientët shtesë nga Filharmonia e Kosovës”, tha Ramadani.

Ai dalloi atë nga koncertet e tjera për shkak se ishte inagurim i një institucioni operistik dhe këtë radhe programi ishte operistik, me fragmente në forma të uverturave, koraleve, arieve, dueteve etj. të shkëputura nga opusi operistik shqiptar dhe botëror.

Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e korit dhe orkestrës ishin të rinj, me këtë rast, u dëshmua se kemi një rini shumë të talentuar dhe me perspektivë, të cilët mund të ja dalin me sukses edhe në projekte të nivelit të tillë”, shton ai.

Kosova është vendi i fundit në Evropë dhe rajon që krijon një objekt dhe shtëpi operistike. Që nga vitet e ’50-ta premiera koncertale dhe kompozime të Operës kanë vazhduar të zhvillohen pandërprerë dhe vazhdojnë sërish për zhvillimin e kulturës dhe imazhit të vendit.

Anita Bakalli

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM