Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2022

Dhj 17, 2021

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 65 vota për, u miratua Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2022.

Ky ligj siguron qëndrueshmëri të financave publike, ringjallje të ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave, dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.

Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro, njëherit buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.

Me buxhetin e vitit 2022, 20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë, dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.  Kurse sa i përket investimeve, 40 milionë euro janë ndarë për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM